Departamenti i Mbrojtjes së Bimëve


Leave a comment

Departamenti i Mbrojtjes së Bimëve

Departamenti i Mbrojtjes së Bimëve i ka fillimet e tij si një njësi mësimore dhe kërkimore në vitin 1964 në kuadër të Institutit të Lartë Bujqësor.

Në vitin 1994, Mbrojtja e Bimëve u përfshi në Departamentin e Hortikulturës duke krijuar Departamentin e Hortikulturës dhe Mbrojtjes së Bimëve (i përbërë nga seksionet e hortikulturës dhe mbrojtjes së bimëve).

Me Vendim Nr.515, datë 19.7.2006 të Këshillit të Ministrave “Për ristrukturimin e instituteve kërkimore në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (Universitetit Bujqësor të Tiranës): Seksioni i Mbrojtjes së Bimëve u bashkua me Institutin e Mbrojtjes së Bimëve, duke krijuar Departamentin e Mbrojtjes së Bimëve.

Departamenti i Mbrojtjes së Bimëve përbëhet nga 19 anëtarë: 13 staf akademik  dhe 6 staf ndihmës.

39bab0715a085b9e0c7093e127393a08447eba51d28179a60ac7288b53e4cf87

30 October 2012: IPM Course at the Agricultural University of Tirana (AL1).

Ju njoftojmë se që nga viti 2012 në Departamentin e Mbrojtjes së Bimëve, Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, Universiteti Bujqësor i Tiranës kanë filluar studimet e “Master Shkencor në Mjekësinë e Bimëve”.

Programi Master ka harmonizuar kurrikulën e tij në 12 Universitetet pjesëmarrëse në Projektin TEMPUS, kjo diplomë njihet në të 12 Universitetet pjesëmarrëse në projekt. Katër shtete janë të BE, Itali, Greqi, Bullgari, Kroaci.

Studentëve ju mundësohet të zhvillojnë një semester në Universitetin e Athinës në kuadrin e Projektit ERASMUS PLUS Credit mobility!